Nga Xhevat Mustafa
Në kuadër të takimeve gjatë Sesionit të 80- të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Marko Gjuric, i prezanton vullnetarisht dhe me shumë kënaqësi misionarit të paguar shumë shtrenjt çdo muaj nga Beogradi, Richard Grenell, “mish i huaj” në DASH dhe në rrethin e bashkëpunëtorëve të presidentit Trump, ministren e re të punëve të jashtme të Shqipërisë – Elisa Spiropali.
Shumë kujt, sidomos SHQIPTARËVE, në Shqipëri, Kosovë, MV, Malin e Zi, Diasporë, logjikshëm e me arsye të forta, u lindin të paktën tri pyetje! A nuk mund ta bënte këtë punë një diplomat apo diplomate nga dy ambasadat e Shqipërisë në SHBA?!
A është varrosur përfundimisht apo është gjallë “Ballkani i hapur”?
A nuk na dhuron bujarisht ky takim e kjo fotografi, arsye të forta edhe që të kthehemi rreth 80 vjet pas në kohë e të mendojmë se vëllazëria e vjetër, Tito, Miladin, Dushan, Enver…vazhdon me trashëgimtarë e misionarë të rinj???




















