Berisha:Tërmeti nuk u ka dëmtuar banesat/ Banorëve u merret toka, shteti jep leje për pallate

485
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij ne Facebook, mesazhin e një qytetarje, e cila shkruan se Bashkia Kamëz dhe qeveria po përgatisin të nxjerrin në rrugë të madhe me dhjetra banorë që jetojnë në një zonë në Bathore.

Preteksti i një ndërhyrje të mundëshme, thuhet ne denoncim, është se qenkan dëmtuar banesat nga tërmeti.

Banori i shkruan ish-kryeministrit Berisha, se asnjë banesë në këtë kompleks nuk ka dëmtime dhe se njerëzit jetojnë të gjithë në banesat e tyre.

Ai shpjegon se duan të ndërtojnë pallate për veten e tyre.

Ja denoncimi i plotë i banoreve:

Veprime banditeske të narkoshtetit ndaj banoreve në Bathore!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb

Doktor Sali Berisha . Jemi 120 familje që jetojmë në kompleksin e stallave Bathore lgj nr 6, dhe me vendim qeverie me 30.05.2013 nga ju z Berisha na janë kaluar për privatizim, një pjesë e këtyre familjeve nga viti 2014 e pas i kanë privatizuar me entin pronar të banesave nga ku kanë marr çertifikatat e pronësive e hipotekat, kurse një pjesë e familjeve kan lidhur akt marveshje me entin pronar e po i paguajnë me këste. Ka rreth një muaj qe po përflitej se do ti nxjerrin banorët, Bashkia Kamëz e do të ndertojnë pallate pasi është një sipërfaqe prej 2.8 hektar por nuk na u besua. Ka sot 4 ditë që kanë zbarkuar Bashkia Kamëz e përfaqësues nga Ministria e Rindërtimit që po masin objektetet e po i fotgrafojnë. Nga kontakti që banoret kanë ba me përfaqësus të bashkisë e ministrisë rindërtimit na është thënë se i kemi kërkuar Këshillit Ministrave se këto objekte janë dëmtuar nga termeti e do të ndertojmë shtëpi në një vend tjetër për banorët. Këto objekte do i shembin e do ti përdorim për nevoja bashkie, duam të theksojm se termeti nuk ka dëmtuar asnjë familje që jetojnë në këto objekte dhe të gjithë familjarët i kanë punuar e jetojnë në to por këtu po përgatitet me na nxjerr e me ba pallate për vete. Kërkojmë ndihmën tuaj . Zoti e ruajtë shqipërinë prej këtyne o Doktor