Akademik Artan Fuga:Para interesit egoist, nuk stepen!

371
Sigal

Duke parë se çfarë bëhet te ne, por edhe duke ndjekur mediat europiane dhe amerikane, çfarë ve re? Interesi personal ose egoist përpara jetës të njerëzve në jo pak raste! Dakord, ndalojini ndeshjet, por shteti të më rambursojë humbjet nga mosardhja e tifozëve në stadium. Dakord, mos u mblidhni në vende me njerëz, por për votime hajdeni tani sa nuk u bë qameti! Si të mos vini në protestat e grave për 8 marsin? Shkollat i mbyllëm, por provimet e maturës nuk shtyhen! Detyrat e shkollës? Poqese nuk ke lidhje Interneti në shtëpi, je i humbur! Nuk kuptojnë se kjo mund t’u prishi jetën përfundimisht mijra fëmijve! Përgjithmonë ata do të mbesin pas derisa të skualifikohen! Çfarë pabarazie sociale! I mbaruam kongreset, mitingjet, ndeshjet, tani mbylluni! Unë mbyll kufijtë e mi, ti mbyll kufijtë e tu, ata mbyllin kufijtë e tyre! Unë mbrohem nga ty, apo ti mbrohesh nga unë? Apo të dy mbrohemi nga njeri tjetri? Kjo e dyta më duket! Sartri kishte të drejtë atëhere : Ferri janë të tjerët? Ti që je në punë, merr rrogën sepse qëndron në shtëpi me fëmijën. Po unë që jam papunë, kur qendroj me fëmijën si ty nuk kam nevojë për lekë!? Si thoshte ai i shenjti dhe kishte të drejtë: Ti që ke do të kesh edhe më shumë, ti që ke pak do të t’i marrin edhe ato që ke!