Një “vajzë e keqe” si Morena Taraku, provokon sërish

423
Sigal

Një ndër personazhet më të komentuar është padyshim Morena Taraku. Këngëtarja është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për paraqitjet e saj provokative, por gjithashtu edhe për jetën private.

Këngëtarja është bërë bashkë sërish me Stresin për të sjellë një tjetër bashëkpunim, pas “Ki me bo” që u publikua para 5 vitesh, këngë e cila rezultoi shumë e suksesshme.

Kënga do të mbajë titullin “Bad Girl” dhe dyshja kanë ndarë me ndjekësit disa fotot në rrjete sociale, duke zbuluar disa pjesë nga klipi i këngës që pritet të dalë së shpejti.

Ndërkohë, së fundmi Morena ka publikuar një foto teksa pozon para pasqyrës, dhe ku duket si gjithmonë mjaft tërheqëse. “Vajzë e keqe”, ka shkruar Morena krahas fotos, ku nuk kanë munguar as komentet e shumta të ndjekësve.