Mori çmimin e parë në Eurovision/ “Stefania” e shkruar para pushtimit nga Rusia, por u kthye në dedikim për të gjitha nënat ukrainase

58
Sigal

Çfarë nate! Sa thumbuese! Seriozisht, a e shikon dikush më me ironi Eurovizionin? Kënaqësia e njerëzve ndaj tij ndihet drejtpërdrejt dhe e sinqertë këto ditë. Shfaqja e mbrëmshme ishte më pak për të qeshur me hyrjet komike dhe u shijua si një prej mbrëmjeve televizive më të këndshme dhe më argëtuese të vitit, me dhjetë minutat e fundit ankthioze, por që në fund dha një rezultat optimal. Eurovizioni është një festival bashkues i shëndetshëm, një nga ngjarjet gjithnjë e më të rralla përtej sportit që funksionon vetëm kur shikohet drejtpërdrejt dhe në mënyrë të përbashkët.

Këngët janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme vitet e fundit. Mbrëmë thuajse të gjitha kishin merita, dhe aty ku këngët paraqiteshin si “më të dobëta”, ato rrallëherë dukeshin qesharake. Kishte më pak për të qeshur dhe më shumë për të admiruar, nuk ishte performanca më e fortë e Mbretërisë së Bashkuar për një çerek shekulli, por Space Man, e realizuar nga Sam Ryder ishte jashtëzakonisht i pëlqyeshëm dhe karizmatik. Dikur një punëtor ndërtimi, tani një yll i TikTok-u (12 milionë ndjekës ), dhe një nga prezantuesit më të preferuar. Është një këngë e mrekullueshme dhe e paharrueshme, dhe u dha një performancë fantastike. Gjithkush mund të kishte vënë bast se ai do të ishte fituesi i Eurovisionit. Ukraina 12 pikët e saj ia dha Mbretërisë së Bashkuar. Çdo vit tjetër…

Fituesi i konkursit ishte parashikuar nga prezantuesit për javë të tëra: mund të ishte Ukraina, sigurisht? Përfaqësimi ukrainas u interpretua nga Kalush Orchestra, gjashtë burra që të gjithë kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e luftës. Grupi u nënshkrua nga Def Jam në 2019, janë të mirënjohur në Ukrainë dhe kënga e tyre është shndërruar në një hit të madh atje, në një bujë të vërtetë (të paktën unë personalisht mendoj se është e tillë). Është e vështirë të gjykosh për Ukrainën. E titulluar ‘Stefania’ dhe me tekst të shkruar para pushtimit rus, është dedikim për nënën e këngëtarit Oleg Psyuk, por ai ka thënë “Unë mendoj se njerëzit filluan ta shihnin atë si për të gjitha nënat ukrainase, në një kohë kur shumë ukrainasve iu mungonin nënat e t
yre”. Stefania, një përzierje e folkut tradicional dhe repit, është përdorur si kolona zanore për mbi 150,000 video të TikTok të lidhura me luftën. “Ju lutemi ndihmoni Ukrainën, Mariupol,” tha Psyuk pasi mbaroi së kënduari. “Ndihmoni Azovstal !”

Por a ishte një dilemë e zgjidhur? Përveç Sam Ryder të Mbretërisë së Bashkuar edhe Italia, fituesja e fundit, kishte një baladë të bukur dhe superiore. Spanja ishte mbresëlënëse për t’u parë, interpretuar në mënyrë fantastike dhe super tërheqëse, më shumë si Eurovizioni i vjetër (me zë të lartë, argëtim, melodi fantastike) sesa si e re (të rinj të këndshëm që këndojnë balada paksa të këqija. Kjo nuk vlen për trion e motrave të Islandës, të cilat ishin të mrekullueshme, ose hyrja e bukur e Holandës). Në këtë kontekst, hyrja norvegjeze, Give That Wolf a Banane – groteskja tradicionale e Eurovizionit për gjyshen e Kësulëkuqes, e performuar nga njerëz me maska të verdha në formë feçere – supozohej të ishte argëtuese, por nuk rezultoi e tillë. Serbia kishte një këngë për kërkimin e shëndetit optimal që i referohej flokëve të Meghan Markle, Rumania përfaqësohej nga një djalë simpatik me pantallona PVC, këngëtarja e Lituanisë kishte huazuar flokët e Mireille Mathieu dhe epokën e saj, vitet 1970. Moldavia, e turpshme dhe optimiste, ishte si njerëzit që thonë “Unë jam i çmendur “, por artikuluar nga një grup i tërë. Publiku rezultoi se i donte.

A do të fitonte Ukraina? Juritë kombëtare japin 50 për qind të pikëve. Njerëzit e apasionuar, të cilët votojnë për fituesit e Eurovizionit janë përgjegjës për gjysmën tjetër. A e mbajnë gjithmonë politikën globale në plan të parë? “Mund të votoni deri në 20 herë!” nxiti publikun këngëtari Mika. Juritë kombëtare i dhanë shumicën e votave Britanisë së Madhe, e cila kryesoi tabelën e liderëve. Të gjithë ishin të trullosur nga gëzimi, por a do ta ndryshonin këtë votat e teleshikuesve? Po. Ukraina mori 400 pikë nga publiku. Vendi shpërtheu. Ne dolëm të dytët: një triumf, me të vërtetë. Ashtu si të fitosh, në këto rrethana të veçanta. Të dy Sam Ryder dhe Kalush Orkestra dukeshin jashtëzakonisht të lumtur.