E rëndë! “Fordi” u përmbys në kanal, vdes i riu në Divjakë (EMRI)

133
Sigal

Dioran Dervishi, është i riu i cili ka humbur jetën sot tragjikisht nga një aksident me makinë në Divjakë.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 31 vjeçari po i jepte makinës tip “Ford” e cila përfundoi në një kanal me ujë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.