Ng Kukësi në Divjakë/ Gara për kreun e PD, Berisha dhe Elezi vijojnë turin e takimeve me demokratët

205
Sigal

Një javë nga 22 maji, dita kur do të mbahen takimet për kreun e ri të PD, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi viojnë turin e takimeve me demokratët.

Mësohet se ditën e nesërme Berisha do të ketë me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës ndërsa Elezi në Berat dhe Divjakë.

Njoftimi:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se turi i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD vijon:

E hënë, datë 16 maj 2022

Ora 17.30 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës

Ora 18.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në degët e qarkut Berat

Ora 20.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lushnjë, Divjakë

Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin në datën 22 maj 2022.