Sigal

TIRANË- Do të mbushte 70 vjeç më 2 gusht, por një arrest kardiorespirator i mori jetën dje ish-ministrin të Mbrojtjes Luan Hajdaraga.

Në ndër të kontributit të tij, Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot një ceremoni homazhesh për Hajdaragës, ku morën pjesë familjarë, të afërm, politikanë dhe figura të tjera të rëndësishme. Mes politikanëve që u përkulën me nderime para arkëmortit ku prehet Hajdaraga ishte edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe shumë figura të tjera.

Ndërkohë, pas homazheve, Hajdaraga do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13:00, ku trupi i tij do të prehet në varrezat e Tufinës.

Ish-deputeti, dhe nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, pësoi disa muaj më parë një hemorragji në tru, teksa kthehej nga Struga ku kishte shkuar për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti. Ai u shtrua me urgjencë në spital, ndërsa më datën 23 maj Qeveria akordoi 1.9 mln lekë për trajtimin mjekësor të tij. Ndërkohë gjatë ditës së sotme ai pësoi arrest kardiorespirator, dhe me gjithë ndihmën e dhënë në QSUT nuk mund të përballojë dot për të qëndruar në jetë.