Instagram na përgjon, aplikacioni akuzohet se përdor kamerën pa dijeninë e përdoruesit

351
Sigal

Shumë aplikacione janë sulmuar kohët e fundit për shkak se përdorin aspekte të telefonave të përdoruesëve pa leje dhe më i fundit që është zbuluar është Instagram.

Përditësimi i ri i Apple iOS 14 shfaq një ikonë jeshile në ekran, kur një aplikacion përpiqet të infiltrojë kamerën në sfond.

Një përdorues ndau një screenshot të panelit të kontrolleve pasi po përdorte Instagramin dhe pa se ikona e gjelbër ishte ndezur.

Ishte ky postim ai që nxiti dhe shumë të tjerë të kontrollonin telefonat e tyre, vetëm për të zbuluar të njëjtën gjë.