Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, plagoset një person

240
Sigal

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite ne aksin rrugor Lushnje-Fier. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete.

Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet me dije por mësohet se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot në datë 28.07.2020, rreth orës 19:45, në aksin rrugor Lushnjë – Fier, janë përplasur mjetetet tip “Pezho” me drejtues shtetasin D. M.,26 vjeç, banues në Lushnje , me mjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin K.H., 42 vjeç, banues në Tiranë, ku si pasojë është dëmtuar drejtusi i mjetit tip “Pezho” i cili është në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.