Gjashtë zakone të këqija të të ngrënit që rrisin ankthin

150
Sigal

Shkaqet që çojnë në ankth nuk janë unike, por ndikojnë dhe faktorë gjenetikë dhe mjedisorë.

Megjithatë, ajo që shumë nuk e dinë është se dieta mund të ndikojë në intensitetin e ankthit, domethënë disa zakone mund ta përkeqësojnë atë. Nutricionistët shpjegojnë se ku duhet kushtuar rëndësi.

Çrregullimi i ankthit mund të jetë pasojë e stresit intensiv.

Simptomat kryesore të çrregullimit të ankthit janë frika dhe shqetësimi i tepruar, pastaj tensioni, sulmet e panikut, vështirësia në përqendrim, ndjenja e fajit, gjumë me cilësi të dobët, lodhja, si dhe tensioni i muskujve, dhimbje koke, dhimbje gjoksi etj.

Megjithatë, ato theksojnë se ekzistojnë disa zakone të jetesës dhe të ushqyerit që mund të ndikojnë shumë në shpeshtësinë e simptomave të ankthit.

Këto janë zakonet e të ngrënit që duhet të shmangni:

– anashkalimi i mëngjesit

– konsumimi i tepërt i sheqerit

– shumë kafeinë

– vaktet e parregullta

– numërimi obsesiv i kalorive

– konsumimi i alkoolit