Foshnja gjendet në mes të rrugës, me kordonin e kërthizës në trup

588
Sigal

Një foshnje e sapolindur është gjetur e braktisur në mes të rrugës në Kaliforni me kordonin e kërthizës akoma në trup.

Policia është në kërkim të nënës së foshnjës. Një person që shpërndante gazeta gjeti fëmijën që ishte veshur vetëm me një copë të hollë dhe ishte lënë në  mes të rrugës.

Ai e mori menjëherë të porsalindurin në makinën e tij për ta mbajtur të ngrohtë dhe thirri shërbimet e emergjencës.

Vajza e vogël u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Është shumë me fat që u gjet nga shpërndarësi i gazetave para se të vritej në rrugë apo të merrte lëndime serioze,”-tha policia.

Mendohet se foshnja kishte vetëm disa minuta që qëndronte në rrugë.

Policia po kërkon të identifikojë nënën e vajzës.