VIDEO/ Zhytësi “përleshet”me oktapodin pasi tenton t’i vjedhë kamerën

677
Ky është momenti befasues kur një zhytës zhvillon një luftë nënujore me një oktapod që përpiqet të vjedhë kamerën e tij në Francë.
Sigal

Klipi, i filmuar nga Eric Desmet në qershor, tregon një oktapod të ri ndërsa kapet mbi një kamerë e cila ishte vendosur për të regjistruar cefalopodin ndërsa fshihej në një shpellë të vogël.

Kur Desmet përpiqet të heqë pajisjen nga oktapodi, ai lufton mbrapa, duke e tërhequr me tetë krahët e tij duke mos pasur asnjë qëllim për t’a lëshuar.

Disa momente më vonë, zhytësi zhgënjehet, dhe është dorëzuar duke lejuar oktapodin e vogël të fshehë kamerën në shpellën e tij, ndërsa peshq të ndryshëm notojnë tej skenës interesante.

Cefalopodi më pas i mbështjell tentakulat e tij rreth pajisjes, e cila është montuar në një trekëmbësh të vogël.

Zhytësi më në fund e merr aparatin fotografik, dhe arrin me butësi ta heqë prej tij pa e dëmtuar cefalopodin.dailymail.co.uk