Ushqimet që shkaktojnë bllokim dhe rrjedhje të hundëve

330
Sigal

Bllokimi dhe rrjedhja e hundëve është diçka frustruese në përgjithësi. Në ditët e sotme një gjë e tillë mundet shumë mirë të nxisë frikën e pabazë për ndonjë infeksion të mundshëm.

Nëse përballeni me një situatë të tillë, përpiquni të mos arrini në konkluzione të gabuara dhe sigurohuni që nuk keni ngrënë disa prej ushqimeve të mëposhtme.

Të gjitha ushqimet e përmendura më poshtë shkaktojnë bllokime dhe rrjedhje të hundës.

Bllokimi në përgjithësi ndodh si pasojë e një irritimi të mundshëm.

Nëse trupit nuk i pëlqen një substancë e caktuar, prodhon më shumë sekrecione për ta mbajtur atë larg qelizave.

Sheqeri

Sheqeri nxit inflamacion në organizëm dhe ky i fundit është shumë i dëmshëm.

Nëse ju e teproni me sheqerin pavarësisht se mund të keni ndjeshmëri të lartë ndaj tij, atëherë do të përballeni me një ngarkesë sekrecionesh në rrugët e frymëmarrjes.

Ushqimet Pikante

A e keni vënë re që kur e teproni me ushqimet pikante menjëherë ju rrjedhin hundët?

Kjo ndodh për shkak të histaminës që prodhohet me shumicë pas konsumit të një ushqimi shumë djegës.

Histamina është një substancë anti-inflamatore që prodhohet në qeliza kur trupi ka një reagim alergjik.

Qumështi

Qumështi shkakton trashje të përkohshme të sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe nxit prodhimin e tepërt të tyre.

Grumbullimi i sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes shkakton bllokim dhe vështirësi në frymëmarrje.

Çokollata

Ushqimet si çokollata përmbajnë sheqerna të përpunuar që nxisin mykun në organizëm dhe praninë e baktereve.

Bllokimi i hundëve është një rezultat i shumimit të baktereve në trup.

Domatet

Ka raste kur domatet përkeqësojnë alergjitë duke rritur nivelet e histaminës dhe të sekrecioneve.

Përpos të tjerave, domatet kanë aciditet të lartë dhe njerëzit që vuajnë nga urthi duhet të tregojnë kujdes ndaj saj.

Banania

Në disa raste, bananja mund të nxisë prodhimin e histaminës që e detyron organizmin të punojë orar pa orar për të sulmuar substancat e padëshiruara.

E njëjta gjë vlen edhe për luleshtrydhet apo portokallet.

Bllokimi dhe rrjedhja e hundëve si pasojë e këtyre frutave ndodh në disa raste të veçanta.

Mishi

Njerëzit që vuajnë nga sinoziti, duhet të tregojnë kujdes me mishin e kuq sepse ai shkakton rrjedhje hundësh.

Kjo ndodh si pasojë e nivelit të lartë të proteinës që nxit grumbullimin e tepërt të sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes duke e vështirësuar atë.

Pica

Pica i ka të gjitha, djathin, domatet, glutenin, të cilat veçmas dhe së bashku në disa raste mund të nxisin rrjedhje dhe bllokim të hundës duke tejprodhuar histaminë.

Nëse vëreni që në fetën e parë ju rrjedhin apo ju bllokohen hundët, atëherë më mirë mos hani picë pa kuptuar se cili prej përbërësve të saj shkakton këtë problem.