Studimi / Më thuaj çfarë ha, të të them sa social je

348
Sigal

Vegjetarianët dhe veganët janë më pak socialë se sa mishngrënësit, tregon një studim.

Kërkues nga Gjermania kryen një sondazh me 9000 pjesëmarrës, të cilët i pyetën rreth dieës së tyre, BMI-së dhe shumë tipare të personalitetit — që nga të qënit ekstrovert deri te neuroticizmi.

Ata zbuluan që personat që konsumojnë mish kanë një personalitet më ekstrovert, por dhe një BMI më të lartë, krahasuar me ata që nuk e kanë pjesë të dietës së tyre.

Në Gjermani, të qënit vegjetarian është një dukuri në rritje popullariteti, me 400,000 më shumë praktikantë se dy vjet më parë.

Studimi gjeti si shkak të rezultateve faktin se vegjetarianët ftohen më pak nga shoqëria për të dalë dhe shijuar një vakt, si pasojë e dietës së tyre të limituar.