E ardhmja e Kumbullës, Inter mbetet zgjedhja e parë: Marrëveshja shumë pranë

397
Sigal

Pavarësisht zërave të ditëve të fundit lidhur me futjen në garë të klubeve të tjerë për të marrë shërbimet e Marash Kumbullës, Inter vazhdon të jetë i favorizuar. E sigurt për këtë është “Tuttomercatoweb”. Sipas portalit të specializuar në tregun e transferimeve, klubi zikalët duhet vetëm të finalizojë këtë epërsi ndaj të gjithë rivalëve të tjerë. Inter ka pëlqimin e vetë futbollistit, ndërsa tratativat me Veronën kishin avancuar prej kohësh.

Ssc Napoli V Hellas Verona Serie A

Por pengesë për momentin është kërkesa financiare për kartonin e Kumbullës. Verona pretendon 35 mln euro, ndërsa zikaltërit nuk ngrihen më shumë se 25 milion euro. Por ndryshe nga klubet e tjerë që kërkojnë mbrojtësin e kombëtares shqiptare, ai interist është gati ta lerë lojtarin edhe një vit tjetër te Verona në formë huazimi. Ky detaj afron edhe më shumë palët, ndërsa duke qëndruar në atë që raporton “Tuttomercatoweb”, marrëveshja është shumë pranë.