Shembja e ndërtimeve në Shëngjin, pronarët përplasen me policinë

334
Sigal

Shembja e ndërtimeve pa leje nga IKMT në Shëngjin është shoqëruar me tensione. Pronarët kundërshtojnë aksionin me pretendimin se nuk janë lajmëruar dhe kërkojnë kohë për largimin e materialeve.

Në zonë ndodhen forca të shumta policie, ndërsa ka pasur edhe konfrontime.

Prej ditësh IKMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje, me qëllim lirimin e hapësirave publike në zonat turistike. Ndërkohë, nuk kanë munguar as tensionet.