Si ta përballoni trishtimin nëse janë festat e para që kaloni pa një nga njerëzit tuaj të zemrës

256
Sigal

Sezoni i festave, për të gjithë ata që për një arsye ose një tjetër gjatë këtij viti kanë humbur dikë të dashur nga jeta e tyre, vjen me doza të larta trishtimi.

Janë pikërisht ditë si këto ku dhimbja e humbjes dhe mungesa është edhe më e madhe se gjatë përditshmërisë, ku e gjejmë veten të na rrëmbejë rutina.

Po çfarë mund të bëni për të minimizuar trishtimin e festave? Për t’i shijuar në një mënyrë a një tjetër pavarësisht boshllëkut që mungesa e njeriut të afërt ka lënë tek ju?

Njih dhe prano ndikimin e trishtimit në jetën tënde

Nëse keni kaluar një vit kaotik apo keni humbur dikë të dashur nga jeta, është thelbësore të pranoni ndjesitë tuaja. Po aq e rëndësishme është të mos e gjykoni veten pse i ndjeni. Nuk ka asnjë ndjenjë “të duhur” apo “të gabuar”.

Mendo për mënyrat që mund të nderosh kujtimin e të afërmit tënd

Periudha e festave është e veçantë pikërisht për krijimin e kujtimeve të reja dhe nderimin e atyre që kanë kaluar. Bëni diçka në nder të personit që humbët, një detaj sado i vogël do t’jua sjellë më afër praninë e tyre.

Pyesni veten sesi ata do të kishin dashur ta vazhdojë ti jetën

Përfshihu në ndjesitë e tua edhe gjatë këtyre ditëve, por gjithashtu lër vend për momente të ndriçuara. Pyet veten sesi do të donin ata që s’janë më t’i kalonit ditët, të silleshit me njerëzit e tjerë apo ta shijoni jetën.

Kjo mënyrë e të menduari do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe më mirënjohës ndaj gjërave përreth.

Tregu kujdes të veçantë ndaj trupit

Që do të thotë: pusho mjaftueshëm, pi shumë ujë, merru me aktivitet fizik dhe qëndro në lëvizje gjithë kohës. Puna do t’ju shërojë nga gjithçka!

Në fund, konsideroni një terapist

Nëse ndjeni se e keni të pamundur ta mbysni trishtimin e festave, takohuni me një specialit. Do të ndiheni më mirë dhe mund ta nisni vitin tjetër duke e parë më qartë dritën në fund të tunelit.