Parashikimi i yjeve për sot 06 Shkurt 2019

507
Sigal

Dashi
Mundohuni të ulni agresionin dhe ambicien tuaj tani. Ju nuk mund të kuptoni, por mund të jeni në korsinë e emergjencës. Është koha që t’i kushtojmë vëmendje më të madhe shenjave rrugore, sepse ato janë atje për mbrojtjen tuaj.

Demi
Kjo ditë është e gjitha në lidhje me perspektivën, dhe me sa duket dita juaj është pak a shumë e ngushtë tani. Shumë prej asaj që shihni është ajo që doni të shihni, dhe është koha të zgjeroni horizontet tuaja.

Binjakët
Kjo ditë do të jetë shumë e qetë pa asnjë ngritje të dukshme. Por, ndërkohë që nuk do të ketë ndonjë emocion të madh sot. Si zakonisht, instinktet tuaja janë absolutisht të sakta. Sot është si qetësia para stuhisë.

Gaforrja
Mos bini në kurthin e të menduarit se të qenit në shtëpi i vetëm është një arsye për të qenë i trishtuar. Obligimet sociale nuk janë gjithmonë diçka pozitive. Nuk duhet të pranoni një ftesë vetëm për hir të përfshirjes në turmë.

Luani
Mundohuni të mos lejoni që arroganca e dikujt t’ju bëjë një humor të thartë. Kohët e fundit, ka pasur një numër të pafavorshëm njerëzish negativë, të pompozuar rreth jush, por kjo është gati të ndryshojë së shpejti.

Virgjëresha
Çfarëdo që të bëni sot, përpiquni të përfshini pak romancë brenda. Flirtimi është i padëmshëm dhe i bën njerëzit të buzëqeshin. Mos u shqetësoni nëse njerëzit do t’ju marrin shumë seriozisht.

Peshorja
Nëse përpjekja juaj e fundit për të rivendosur kontaktet me dikë nga e kaluara juaj nuk ka krijuar rezultatet që po shpresonit, mos e humbni besimin. Ndryshe nga ju, ky person thjesht nuk është i gatshëm për ribashkim.

Akrepi
Për të dalë në krye, ju duhet të fokusoheni te vullneti tuaj dhe të shmangni çdo tundim që ju del përpara. Nëse bëni një pushim për t’u argëtuar, mund të humbisni një shans të rëndësishëm për të patur një avantazh.

Shigjetari
Të tregohesh e kujdesshme me gjërat zakonisht është një ide e mirë, por bëni kujdes që të mos shpenzoni shumë kohë duke menduar vetëm për veten tuaj tani. Kreativiteti dhe origjinaliteti mund të shtypen nga analizat e tepërta.

Bricjapi
Duket se mendoni shumë për imazhin tuaj. A është dëshira për t’i lënë mbresa të tjerëve shumë e theksuar te ju? Nëse vërtet doni të bëni një përshtypje të fortë tek dikush tani, duhet të jeni vetvetja.

Ujori
Përpiquni të mendoni më shumë për situatën ekonomike. Një investim që keni bërë shumë kohë më parë duket se nuk do të sjellë rezultatet e duhura. Megjithatë me zgjuarsinë që keni do të kaloni çdo vështirësi.

Peshqit
Të gjithë miqtë tuaj janë të veçantë për ju, por sot duhet të përqendroheni tek miqtë tuaj në pozicione të larta. Ata kanë disa lajme, dhe ndoshta edhe një mundësi të re emocionuese për ju.