Reja misterioze shfaqet mbi atmosferën marsiane

339
Sigal

Shkencëtarët thonë se një re gjigante misterioze është rishfaqur mbi sipërfaqen e Marsit.

Kjo re u vu re fillimisht në 2018, por më vonë reja nuk u pa më.

E bërë prej uji të akullt, reja e zgjatur shtrihet 12,4 milje mbi vullkanin Arsia Mons dhe shtrihet 1110 milje në madhësi.

Shkencëtarët e kanë quajtur formacionin ‘Arsia Mons Elongated Cloud’ (AMEC) dhe kanë vënë re se ajo shfaqet gjatë solsticit të verës në Mars.

Gjithsesi, ekspertët nuk kanë dijeni mbi shkakun e formimit të saj dhe se sa gjatë ajo do të qëndrojë para se të zhduket nga atmosfera marsiane.