Prerja e re e flokëve të Kate Middleton meriton vëmendje ~të veçantë~

422
Sigal

Baluket e prera shkurt dhe të ndara në mes janë kryefjala për flokët e 2022-shit! Ky stil nisi nga vajzat e famshme që rikthyen prerjen sa të shkujdesur aq edhe elegante e të veçantë duke nisur nga Margot Robbie, Alexa Chung e deri tek Dukesha Middleton.

Princesha e cila njihet për stilin e thjeshtë klasik dhe shumë elegant zgjodhi prerjen e quajtur “royal shag”, prerje që na zgjoi dëshirën për flokë si këto!

Prerja e re e flokëve të Kate Middleton meriton vëmendje ~të

Me volum, baluke të prera shkurt e të ndara në mes dhe onde të dallgëzuara në fund, flokët e rinj të Kate bëjnë pjesë tek modelet që s’të mërziten kurrë.

Prerja e re e flokëve të Kate Middleton meriton vëmendje ~të

Shkallëzimi i bën të duken më të shkurtër në fillim, por shumë më të shëndetshëm, voluminozë dhe lehtësisht të menaxhueshëm. Kjo prerje nuk njeh as majat e dyfishta dhe as ato të djegura, prandaj nëse e kishit me dy mendje, Kate ju zgjidhi dilemën.