Pjatat që s’duhet të mungojnë gjatë Pashkëve

238
Sigal

Pashkët janë të dielën, por nëse ende nuk keni menduar për ushqimet e asaj dite, bëjeni tani. E dini se kjo festë, kërkon që në tryezë të shtrohen ushqime të veçanta dhe jo pa qëllim.

Kjo ditë është shumë e lidhur me traditën e ushqimeve, por çfarë duhet të gatuajmë dhe pse?

1. Vezët e ziera (dhe çokollatat në formë veze)

Ndoshta një nga ushqimet që i bashkon për Pashkë njerëzit e gjithë botës janë vezët e kuqe.  Edhe pse më tepër i përdorim si diçka dekorative për tryezën, tradita e trokitjes së tyre të dielën në mëngjes, mbetet një traditë e vazhdueshme.

2. Buka e Pashkëve

Buka e Pashkëve është një tjetër ushqim tradicional që gatuhet gjatë këtyre ditëve. Ajo simbolizon trupin e Krishtit dhe thuhet se është ndarë gjatë Darkës së Fundit me apostujt. Nëse e ndani gjysmën për vete dhe gjysmën për shokun/shoqen thuhet se marrëdhënia do të forcohet edhe më me kalimin e viteve.

3. Mish qingji i pjekur

Zakonisht serviret në drekën e të dielës dhe lidhet me historinë e të krishterëve.

4. Karrotat.

Karrotat kanë gjithashtu një lidhje të ngushtë me këtë periudhë dhe e mira është t’i përdorni në çdo pjatë që do të përgatisni atë ditë.

5. Proshutë derri

Thuhet se proshuta e gatuar sjell fat të mirë. Gjithashtu ishte shumë i përdorur në Amerikë ku mishi i qengjit nuk preferohej.