Edi Rama: Në Durrës do bëjmë shqiponjë në det, si palma në Dubai!

395
Sigal

Edi Rama ka qenë sot në Durrës ku ka folur me përfaqësues të Bashkisë së Durrësit për lungomaren e qytetit. Aty ai ka parë projektin e lungomares dhe i ka lindur dëshira që të bëjë Durrësin si Dubai. Ai ka thënë që duhet bërë një shqiponjë në det siç është Palma në Dubai.

Rama tha:

Mendoj që duhet ta përgatisim edh enjë kolpo ekstra ta bëjmë edhe një ndërhyrje në det siç është Palma, ta bëjmë një shqiponjë në det që të jetë zonë turistike, duhet të gjejmë një pikë dhe ta përgatisim një shqiponjë të madhe që të jetë e rindërtuar nga A-ZH. Duhet ta bëjmë një shqiponjë në det që të duket nga ajri.