Pandemia Covid-19 rrezikon zhdukjen e oasit më të bukur në botë

449
Sigal

Mungesa e ujitjes dhe braktisja gjatë izolimit nga frika e Covid-19 ka bërë që laguna embletike “Huacachina”, Oasi i vetëm i Amerikës Jugore, të rrezikojë zhdukjen.

Me paralizimin e turizmit, laguna e famshme Huacachina, Ica Peru, është në prag të zhdukjes, pasi ajo po thahet me shpejtësi për shkak të mungesës së burimeve dhe vullnetit për t’i siguruar asaj një sistem pompimi. Para pandemisë kjo lagunë e rrethuar nga duna me një panoramë përrallore vizitohej nga mijëra turistë, ndërsa sot rrezikon zhdukjen.

Biznesmeni Pancho Massa, një nga njerëzit që ka punuar fort për t’i siguruar kësaj lagune një sistem pompimi, tha se janë autoritet që e lanë këtë mrekulli të jetë në prag të zhdukjes sot, citon Lajmi i Fundit.al.

Ai tha:

“Tashmë u bënë dy muaj që ka dështuar ujitja e lagunës dhe vënia e një sistemi me pompa uji dhe tani niveli ka rënë me të paktën 2 metra.  Përveçse një aset për zonën, mirëmbajtja e Huacachina-s do t’i siguronte prurje të forta ekonomike vendit tonë.”

Për këtë arsye, banorët janë të gatshëm të mbledhin në mënyrë vullnetare para që do të mundësonte riparimin e sistemit të pompimit dhe rikuperimin e nivelit të mëparshëm të ujit.

Vlen të specifikohet që Huacachina është një zonë rajonale e mbrojtur pranë dunave që e rrethojnë atë.

Burimi: La Republica