Nuk dini ose e keni të vështirë të kërkoni falje? Ja si duhet të veproni

200
Sigal

That sorry seems to be the hardest word! Nëse gabuat dhe po përpiqeni t’i kërkoni falje dikujt që e keni lënduar, a jeni të sigurt që po e bëni në mënyrën e duhur? Çfarë duhet të themi me këtë?

Nëse po bëni një nga këto 4 veprime, atëherë jeni sërish gabim:

1. Fajësoni tjetrin: Një nga gjërat më të tmerrshme që mund të bëni është të fajësoni tjetrin për gabimin tuaj.

2. Justifikoheni: Kur justifikoni sjelljen, thjesht po përkeqësoni situatën dhe dukeni qesharakë. Silluni mirë!

3. “Hë pra, nuk është ndonjë gjë e madhe”: Kush je ti që e vendos këtë?! Nuk mund ta thuash, aq më tepër nëse personi tjetër është vërtet i prekur nga gabimi. Për më tepër është mungesë respekti.

4. Shfajësoheni: E dimë që mund ta bëni pa të keq, por kur shfajësoheni jeni të detyruar të shpjegoni veprimet tuaja. Mund ta bëni këtë, por pak më vonë. Jepini edhe kohë tjetrit “të marrë veten”.

Me siguri po pyesni veten se si të veproni. Ja si është mënyra e duhur për të kërkuar falje:

1. Kuptoni gabimin: Kur kërkoni falje, pranoni gabimin, sepse është një veprim që ju ndihmon të rindërtoni besimin dhe të rregulloni marrëdhënien.

2. Pranojeni gabimin: Kur pranoni plotësisht përgjegjësitë tuaja, tregoni dinjitet para personit të lënduar. Këtu nis procesi i shërimit.

3. Shprehni ndjenjat: Një ndjesë e sinqertë tregon se po merrni përgjegjësi të plotë për veprimet tuaja. Kjo mund të forcojë vetbesimin, respektin ndaj vetes dhe reputacionin. Me gjasë do të ndiheni të lehtësuar edhe vetë.

4. Ndryshoni vërtet: Është e rëndësishme të kërkoni falje, por kini parasysh që personi tjetër mund të jetë i lënduar. Jepini kohë. Mendoni edhe si të përmirësoheni. Premtimet boshe nuk i vlejnë askujt.