Nuhasni aromën e kafesë, truri funksionon më mirë

753
Sigal

Kemi dëgjuar shumë studime të cilat flasin për përfitimet e të konsumuarit një kafe.

Ndërsa kërkimi më i fundit zbulon se mjafton vetëm të nuhasni aromën e kafesë dhe truri juaj fiton aftësinë të përformojë më mirë.

Njerëzit të cilët ulen në një dhomë ku ndihet era e kafesë marrin rezultate më të mira në provime sepse truri i tyre reagon sikurse të kenë konsumuar kafeinë, shpjegon studimi më i fundit realizuar nga Universiteti në New Jersey.

Tashmë dihet që kafeja redukton risqet që të vuani nga sëmundjet e zemrës, përforcon metabolizmin, por tanimë mund t’ju ndihmojë edhe thjesht duke nuhatur aromën e saj.

Studiuesit u shprehën se njerëzit mendojnë se kanë performancë më të mirë kur ndiejnë aromën e kafesë dhe besojnë  se kjo  mund të jetë një arsye e fortë se përse ata ia dalin mbanë.

Ekspertët  testuan teorinë e tyre tek disa studentë të Ekonomikut të cilët do të jepnin një provim në algjebër.

Ata vunë re se ishte shumë interesante fakti se kur të rinjtë u pyetën nëse do të dilnin me sukses nëse ndienin aromën e kafesë përgjigja ishte po.

Ende nuk mund të dihet nëse të nuhaturit mund të ketë efekte kimike në tru sikurse ka kafeina që njerëzit marrin kur konsumojnë një kafe.

Njerëzit e njohin aromën e kafesë dhe e lidhin atë me kafeinën dhe për këtë arsye truri reagon në të njëjtën mënyrë sikur ta kenë kosnumuar një të tillë.