Fotografi në çast perfekt: Duket se peshkaqeni po gllabëron notaren

967
Sigal

Një zhytëse pothuajse u bë një fenomen i vërtetë në sajë të një fotografie të përkryer që e bëri atë të duket sikur ajo ishte duke u ngrënë nga një peshkaqen balenë.

Biologia detare Kori Garza ishte zhytur në bregun e Papuas, Indonezi, kur ‘u përplas’ me një peshkaqen gjigant që maste gati 7 metra gjatësi.

Ndërsa kafsha gjigante lundronte rreth 27-vjeçares, partneri në zhytje dhe miku i saj, Etoile Smulders ka kapur momentin kur peshkaqeni kaloi lart.

Në atë moment të saktë, gjysma e sipërme e trupit të Korit u mbulua plotësisht nga trupi i madh i kafshës, duke zbuluar vetëm këmbët e saj, duke e bërë atë të duket sikur ajo ishte duke u ngrënë nga një peshkaqen balenë.

Avokati i peshkaqenëve Etoile, 25 vjeç, tha: ‘Unë kam qenë me fat të reagoj shpejt dhe të kap këtë moment ndërsa ishte edhe shumë e vështirë pasi edhe vetë peshkaqeni ishte jo pak i rrezikshëm për shkak të përmasave të tij gjigante’.catersnews.com