Ervin Salianji nga Korça: Ditë e zezë për demokracinë dhe Shqipërinë

518
Sigal

Ish-deputeti i PD, Ervin Salinji nga Korça ka komentuar procesin zgjedhor duke thënë se ky proces është vetëm zgjedhje të brendshme të PS.

Sipas Salianjit, kjo e sotmja është një ditë e zezë për demokracinë. Ai ka shtuar se pjesëmarrja në votime ka qenë tepër e ulët.

“Votimet e PS apo zgjedhjet e brendshme të PS po zhvillohen më paratë e buxhetit. Në qarkun e Korçës pjesmarrja është shumë më e ulët se ajo çka raportohet nga KQZ. Duke qenë se këto votime farse zhvillohen me paratë e buxhetit të shtetit, ne kemi njerzit tanë në qendrat e votimit dhe kontrollojnë gjithçka. Qendrat e votimit janë të braktisura pavarësisht se ka patur alternativa për ti çuar herët në mëngjes. Këto zgjedhje e kanë rezultatin e shpallur. Eshtë shpallur para se të zhvilloheshin. KQZ po bën parodi me shifrat”.

“Në Pogradec dhe Kolonjë ka pjesëmarrje shumë të ulët. Në Devoll pjesëmarrja është 3%. Eshtë një ditë e zezë për demokracinë dhe Shqipërinë. Sot shqiptarët janë ulur dhe kanë kuptuar që betejat për liri nuk janë të lehta. Votimet po i ndjekim vetëm se po zhvillohen me paratë e buxhetit ndryshe nuk do ishim këtu” deklaroi për mediat Salianji.