Njihuni me mrekullinë nëntokësore të Polonisë, miniera ‘luksoze’ e kripës

70

Që nga pishinat nëntokësore e deri te një kupolë e gdhendur me mjeshtëri, kjo minierë polake e përbërë nga kripa ka mrekulluar miliona njerëz.

Miniera Wieliczka Salt Mines, e ndodhur pranë Krakovit, është pjesë e siteve të mbrojtura nga UNESCO dhe është eksploruar nga 45 milionë turistë që kur  u ndërtua në shekullin e 13-të.

Struktura mahnitëse nëntokësore, e cila është më shumë se 300 metra e thellë dhe ka 2000 dhoma, përfshin një kupolë, e cila është e mbushur me abazhurë gjigantë funksional, të bërë prej kripe.