Një fotografi e cila po qarkullon në rrjet, jo më kot ka prekur zemrat e të gjithëve.
Në të shihet një vogëlush 18 muajsh dhe një sportiste pa dorë të majtë, teksa përshendeten dhe buzëqeshin me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë konkretisht për Joseph Tidd dhe Carson Pickett, e cila luan për Brisbane Roar në W-League të Australisë dhe Orlando Pride.
“Kemi nevojë për më shumë momente të këtij lloji”-është shprehur Becky Burleigh, ajo që ka arritur të fiksojë momentin emocionues.
Fotografia, tejet e pëlqyer, është parë si simbol i forcës së njerëzve invalidë, të cilëve u duhet të përballen me çfarëdolloj pengese.