Në kërkim të Europës/ Mbytet anija në Libi, mbi 150 të vdekur

565
Sigal

Një tjetër tragjedi trondit opinionin botëror. Pak minuta më parë, një anije është mbytur në ujërat e Libisë.

Siç raporton Reuters, deri tani dyshohet për mbi 150 të vdekur, ndërsa 150 të tjerë thuhet se janë shpëtuar dhe janë kthyer në Libi.

“Të mbijetuarit janë shpëtuar nga peshkatarët”, tha përfaqësuesi i UNHCR-së Charlie Yaxtley.

Anija njoftohet se filloi udhëtimin e saj nga Al Khoms, 120 kilometra nga Tripoli.

Informacioni i parë thotë se kishte rreth 300 njerëz në bord, të cilët kërkonin një jetë më të mirë në Evropë.