Një fund i cili kushton 2.300 dollarë…

476
Sigal

Një markë e mirënjohur këpucësh dhe atletesh ka hedhur në treg një krijim të ri shumë të veçantë dhe të shtrenjtë e cila ka përfunduar midis kritikave dhe ironisë në internet. Përkundër çmimit prej 2,300 dollarësh, sipas disave duket sikur është një element përbërës i një makine.

Edhe pse mund të duket se krijimet e Balenciaga thjesht e kanë marrë këtë veshje nga një makinë garash dhe e ka përshtatur atë në formën e një fundi shumë të veçantë, duhet të pranohet se realisht ky fund është më i komplikuar se sa mund të mendojmë.

Ky fund në të vërtetë është 50% lëkurë qingji, dhe jo vetëm gomë, dhe madje është shumë funksional dhe i dobishëm.

Nuk është hera e parë që kjo markë krijon modele veshjesh të cilat vihen në qendër të polemikave për shkak të ngjashmërisë me disa objekte të tjera si për shembull një model pantallonash që krijuan më herët ishin të ngjashme me materialet e brendshme të disa makiave por shitësit e tyre ishin shumë të kënaqur me këtë gjë.

E kundërta ndodhi në rastin e një çante të krijuar prej tyre e cila ngjante me çantën e një kompanie tjetër.