NASA ka zbuluar detaje interesante të reja në lidhje me misionin e tyre të ardhshëm të planifikuar për në Hënë.
Agjencia hapësinore ka përshkruar një projekt të ri të guximshëm për një ulje në hënë shumë shpejt në vitet e ardhme.
Data më e mundshme do të jetë në vitin 2024. Kjo është mbi gjysmë shekulli pasi Eugene Cernan shkeli në hënë me Apollo 17 dhe u kthye me ekuipazhin e tij në Tokë.
Detaji më befasues është gjatësia e plotë e misionit. Astronautët pritet të shpenzojnë gati dy javë në sipërfaqen e Hënës.
Shkencëtarët e NASA-s John Connolly dhe Niki Werkheiser gjithashtu thanë në një konferencë se ekuipazhi Artemis do të marrë një rover me vete në Hënë.
Astronautët e ekuipazhit Artemis do të kenë nevojë për disa mjete të nevojshme përmes të cilave mund të gjejnë edhe akullin e ujin në hënë i cili do të merret më pas për t’u studiuar.
“Ne do të kemi një program shkencor shumë të fortë që nga fillimi,” tha Connolly.
Një mision i dytë dhe madje edhe më ambicioz i Artemis, është ky i planifikuar pas disa vitesh i cili bën të qartë se janë marrë plotësisht masat që në misionin e radhës astronautët të qëndrojnë plot 2 javë në të.