Angela Martini, së shpejti me një libër autobiografik

459
Sigal

Modelja e njohur me origjinë shqiptare Angela Martini do të vijë së shpejti si shkrimtare. Ajo ka bërë me dije se në Shqipëri do të dalë në treg, në muajin nëntor, libri i saj i parë autobiografik.

“Më në fund erdhi dita dhe jam shumë e emocionuar të lajmëroj se libri im do të publikohet në vendlindjen time, Shqipëri, më 11 nëntor”-ka shkruar ajo krahas fotos së publikuar në “Instagram”, ku duket së bashku me qenushin e saj.

Angela do të sjellë përmes librit jetën e saj profesionale dhe private; vështirësitë me të cilat është hasur në Shtetet e Bashkuara, si dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me të ëmën.

Risjellim në vëmendje se i shoqi i saj, miliarderi rumun Dragos Savulescu, është në kërkim nga policia. Ai akuzohet për mashtrim, saktësisht për falsifikim dokumentacioni përsa i përket trashëgimisë të disa pronësive në bregdet.

Image