Mos i hidhni farat e limonit. Kjo shefe kuzhine tregon se ç’mund të bëni me to

35
Sigal

Pse t’i hidhni farat e limonit në koshin e mbeturinave, kur dihet se përmbajnë kaq shumë vlera ushqyese!

Përmes një videoje të publikuar në Instragram Carleigh Bodrug, shefja e kuzhinës me 3,4 milionë ndjekës në profil, tregon disa truke se çfarë mund të bëni me farat e limonit.

“Një reçel i shijshëm dhe i shëndetshëm, magjik”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në Instagram, ku edhe prezanton hap pas hapi mënyrën e realizimit të këtij reçeli.

Shefja Bodrug tregon se gjithçka nis me procesin e mbledhjes së farave të limonit, të cilat përmbajnë pektinë, një element që ndihmon në trashjen e reçelit që bëhet në shtëpi.

Ajo i zien farat e limonit me manaferrat, së bashku me lëngun e limonit dhe pak shurup panje përpara rezultatit përfundimtar: një pelte reçeli e shijshme!

Pas publikimit të kësaj videoje nga kuzhinierja, njerëzit duken të entuziasmuar për ta provuar reçelin në shtëpi. Përmes komenteve, ata kanë kërkuar më shumë informacion mbi mënyrën e mbajtjes së farave, sa kohë duhet të qëndrojnë në frigorifer etj.

“Po, mund t’i mbani farat e agrumeve në frigorifer deri në një javë”, u përgjigj Carleigh.

Pas këtij truku, ndoshta edhe ju shtoni një tjetër përbërës në recetat dhe regjimin tuaj ushqimor, e nga ana tjetër ndihmoni edhe planetin!