Gjendet varri i Servantesit në Madrid

1694
Shkencëtarët mjeko-ligjorë thonë se kanë gjetur varrin e shkrimtarit të njohur spanjoll, Servantes, afër 400 vjet pas vdekjes së tij. Ata besojnë se kanë gjetur eshtrat e Servantesit, gruas së tij dhe disa të tjerëve që thuhet se janë varrosur me të në një manastir në Madrid. Autori i veprës monumentale “Don Kishoti” është varrosur më 1616, por arkivoli i tij më vonë është humbur. Kur manastiri është rindërtuar në fund të shekullit 17, mbetjet e tij janë zhvendosur në një ndërtesë të re dhe janë dashur vite që të rigjenden. Megjithatë, shkencëtarët thonë se do të jetë e vështirë ndarja dhe identifikimi i eshtrave të dëmtuara të Servantesit nga mbetjet e tjera. Servantes njihet në Spanjë si “Princ i Shkronjave”.
Sigal