Kujdes! ‘Puthjet’ e qenushëve tuaj mund të kenë mikrobe të këqija: Ç’duhet të dini?

211
Sigal

Të pasmet e qenit janë të mbushura me mikrobe.

Pra, krijesa e pafajshme që e doni kaq shumë bën çmos për t’u pastruar duke përdorur gjuhën dhe dhëmbët e saj – nga e njëjta feçkë e lagur që pëlqen të të japë puthje.

Studimi i ri po u kërkon të zotëve të qenve që të ndalojnë së lejuari qentë e tyre t’i lëpijnë – dhe madje të lajnë duart pasi t’i përkëdhelin – pasi kjo mund të jetë burim i superbaktereve rezistente ndaj antibiotikëve.

Një ekip i përbashkët studiuesish nga Kolegji Mbretëror i Veterinarisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti i Lisbonës u përqendruan në bakterin E.coli të gjetur në mostrat e fekaleve të njerëzve dhe kafshëve nga 41 shtëpi në Portugali dhe 45 në Britaninë e Madhe.

Afro 14% e qenve (14 nga 85) u zbulua se e kanë bakterin. Kjo përqindje ishte gjithashtu e konsiderueshme te njerëzit me 13% dhe më e ulët të macet, 5%.

Bakteret e dëmshme kanë evoluar për t’i bërë ballë barnave tona më të fuqishme dhe janë parashikuar si një nga kërcënimet më të mëdha globale për shëndetin publik të kohës sonë.

“Edhe para Covid, rezistenca ndaj antibiotikëve ishte një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik,” tha autorja kryesore e studimit, Dd. Juliana Menezes, gjetjet e së cilës po prezantohen në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive në Lisbonë këtë muaj. “Ajo mund t’i bëjë të patrajtueshme gjendje shëndetësore si pneumonia, trakti urinar dhe infeksionet e plagëve.”

Studiuesit nuk mund të jenë të sigurt se kush – njeriu apo kafsha – është fajtori kryesor për përhapjen, kështu që ata po u kërkojnë prindërve të kafshëve shtëpiake që të jenë vigjilentë me të vegjlit e tyre dhe të përmbahen nga “puthjet e lagura” apo “të hanë nga pjata e pronarit”, tha Menezes për Telegraph.

Ajo theksoi se “praktikat e mira të higjienës nga ana e pronarëve do të ndihmonin në reduktimin e problemit: larja e duarve pas grumbullimit të mbeturinave të qenve, apo edhe pas përkëdheljes së tyre”.