Ka një arsye pse s’heqim dorë nga lidhjet e këqija

237
Sigal

 

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të atyre lidhjeve që ndonëse janë gati mbytëse, nuk përfundojnë sepse njëri nga partnerët ka durim dhe s’pranon kurrsesi t’i japë fund. Ose kur e dimë që ajo di gjithçka bën ai pas krahëve dhe sërish vazhdon të rrijë me të. Po përse nuk i jep duart?

Sipas studimeve të fundit, është i gjithë faji i oxytocin-ës, që ndryshe njihet si hormoni i dashurisë.  Duket se partneri që ndjen se gjysma tjetër e tij është ftohur apo s’është aspak i përfshirë në marrëdhënien e tyre, çliron më shumë nga ky hormon se ai që ndjen se e duan dhe kujdesen për të.

Pra, nëse keni ngecur në një lidhje aspak të shëndetshme mendoni bëni mirë të sillni ndërmend këtë dhe ndërroni rolet. Bëjeni që të jetë gjithë sy e vesh tek ju dhe do ta ndjeni hormonin tek çlirohet sa hap e mbyll sytë!