Ja 4 këshilla për të menaxhuar ankthin

565
Sigal

Në këtë botë ku të gjithë duhet të jemi gjithmonë mirë edhe nëse qëndrojmë mbi ujë, ankthi është një sëmundje e vërtetë sociale, të gjithë ndjehemi të shtypur nga pritjet që vendosim ne vetë për veten dhe natyrisht ato që na vendosin të tjerët: familja, partneri, miqtë, punëdhënësi.

Kjo është një gjendje psikologjike që në planin afatgjatë mund të rezultojë shteruese dhe e vështirë për tu duruar. Për të na ndihmuar të durojmë këtë gjendje, disa mësime nga mençuria Budiste mund të na ndihmojnë. Ja cilat janë katër këshillat e saj që na ndihmojnë të përballojmë të ardhmen me besim dhe qetësi më të madhe.

Shpëtimi varet vetëm nga vetvetja. Ne jemi shëruesit më të mirë të vetes. Nëse është dikush që mund të na ndihmojë, ai jemi ne dhe askush tjetër.

Jeto të tashmen. E kaluara ka ikur, e ardhmja nuk ka ardhur akoma, gjithçka që ka rëndësi është e tashmja. Të gjesh strehim në të kaluarën është vetëm një regresion, ndërsa të presësh për të ardhmen është një fluturim i padobishëm përpara: askush nuk e di se çfarë na pret pas pesë minutash, kështu që është një ushtrim krejtësisht i padobishëm. E tashmja duhet të jetë ajo që na udhëzon në të gjitha hapat e jetës. Jetojeni plotësisht momentin.

Mos i besoni asgjëje ose askujt. Sepse gjithçka kalon dhe jeta e njeriut shkruhet në ujë. Mund të mbështeteni vetëm tek vetja juaj dhe te forca juaj e brendshme.

Albert Einstein dikur tha se “çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”. Thënë në një mënyrë tjetër, nëse bëjmë gabime, duhet të mësojmë prej tyre, në vend që t’i përsërisim ato në mënyrë të vazhdueshme. Motoja jonë duhet të jetë: “Kam bërë një gabim, por nuk do ta përsëris kurrë më”.