Del në sipërfaqe pas 25 vitesh fshati i ‘humbur’ italian! (FOTOT)

389
Sigal

Një fshat italian i shekullit të 12-të i zhytur nën ujë për më shumë se 25 vjet së shpejti mund të shohë përsëri dritën e diellit. Fshati Fabbriche di Careggine, në provincën Lucca, Toscana, u përmbyt në 1946 për ndërtimin e një dige hidroelektrike dhe Liqenin Vagli, sipas bordit lokal të turizmit. Ai nuk është parë më që nga viti 1994, kur diga u zbraz për herë të fundit.

Banorët e qytetit u zhvendosën në një zonë të re buzë liqenit, Vagli di Sotto. Të zhytur nën 34 milion metra kub ujë, strukturat ende të paprekura të fshatit të braktisur – përfshirë shtëpitë prej guri, një urë, një varrezë dhe kishën e San Teodoro – ri shfaqen vetëm kur diga zbrazet për mirëmbajtje. Sipas zyrtarëve lokalë të turizmit, kjo ka ndodhur vetëm katër herë që nga përmbytja e qytetit fantazmë të shekullit 12: Në 1958, 1974, 1983 dhe 1994.

Politikanët lokalë prej kohësh janë përpjekur të kullojnë liqenin dhe ta rikthejnë përsëri në pamje fshatin e rrënuar, sipas raporteve të mediave lokale. Gazeta italiane La Repubblica raportoi në vitin 2015 se Mario Puglia, një ish kryetar i bashkisë fqinje Vagli di Sotto, bëri thirrje që liqeni të thahet përsëri, duke përmendur shqetësimin e turizmit dhe punësimit vendor. Por tani ka shenja se liqeni mund të boshatiset edhe një herë – 27 vjet pasi u kullua për herë të fundit për të zbuluar fshatin.

Në një postim në Facebook, Lorenza George, vajza e ish kryetarit të bashkisë lokale Ilio Domenico George, tregoi se liqeni, i cili aktualisht vepron si rezervuar uji në rast zjarri, mund të thahet vitin e ardhshëm. “Burime të besueshme thonë se vitin e ardhshëm, në 2021, liqeni i Vagli do të zbrazet”, ka shkruar ajo. “Hera e fundit që ishte zbrazur ishte në vitin 1994 kur babai im ishte kryetar bashkie dhe falë përpjekjeve të tij dhe iniciativave të shumta që me përpjekje të mëdha, ishte në gjendje të ngrinte tërë qytetin e Vagli dhe ishte në gjendje të mirëpresë më shumë se 1 milion njerëz ,” shkruajti ajo.

Ndërmarrja e energjisë Enel, e cila menaxhon liqenin artificial, i tha CNN në një deklaratë se një grup pune po zyrtarizohet me Komunën e Vagli di Sotto dhe Romei Srl për të diskutuar turizmin në zonë. Rindërtimi i mjedisit natyror është një nga nismat për diskutim, tha kompania, përfshirë pastrimin e rezervuarit Vagli dhe ndoshta zbrazjen e pellgut.