Gjithçka duhet të dish për gënjeshtarët patologjikë

193
Sigal

Gënjeshtarët patologjikë mashtrojnë pa një motiv të qartë, thjesht për faktin se duan ta paraqesin ndryshe jetën e tyre, edhe pse jo domosdoshmërisht mund të përfitojnë nga gënjeshtra.

Edhe pse gënjeshtra është tipar i përbashkët i ndërveprimit shoqëror mes njerëzve (në disa raste, edhe te kafshët. Majmuni është një kafshë që ka aftësinë të gënjejë), por gënjeshtarët patologjikë janë totalisht një rast tjetër, pasi mund të hasen me një gjendje të caktuar të shëndetit mendor, siç është çrregullimi i personalitetit.

Çfarë është gënjeshtra patologjike?

Gënjeshtra i referohet një thënieje apo pohimi të rremë, për të mashtruar të tjerët me qëllim, shpesh për përfitim personale. Si fenomen është i zakonshëm dhe shumë i hasur. Por, kur bëhet fjalë për gënjeshtrën patologjike, është vënë re se nuk bëhet për një motiv të qartë. Zakonisht thuhet sepse një person do ta bëjë jetën më interesante, apo të krijojë një ide tjetër rreth personalitetit të tij.

Është ende e paqartë nëse një person që gënjen në mënyrë patologjike është i vetëdijshëm për mashtrimin e tij, apo është i aftë të mendojë racionalisht për gënjeshtrat që thotë. Kjo mund të sjellë vështirësi në krijimin e raporteve ndërpersonale me të dashurit dhe kolegët.

Shkaqet

Shkaqet e të gënjyerit në mënyrë patologjike ende nuk janë të qarta, sepse nuk janë kryer shumë kërkime në këtë fushë. Ende nuk dihet nëse është simptomë e një gjendjeje tjetër, apo një gjendje në vetvete. Gjithsesi, ka disa terori, të cilat sjellin këto shkaqe:

Biologjike ose gjenetike

Abuzimi apo neglizhenca në fëmijëri

Vetëbesimi i ulët

Prania e një çregullimi të personalitetit

Abuzimi me substanca të ndryshme

Depresioni

Gënjeshtra patologjike mund të jetë një simptomë e mundshme e disa çrregullimeve të personalitetit, duke përfshirë:

Borderline Personality Disorder (BPD) – Është një sëmundje mendore që ndikon në aftësinë e një personi për të menaxhuar emocionet e tij. Kjo mungesë e kontrollit emocional mund të çojë në rritje të impulsivitetit, në mënyrën si personi ndihet për veten, apo edhe në ndërtimin e marrëdhënieve me të tjerët.

Narcissistic Personality Disorder (NPD) – Është një gjendje mendore në të cilën personi ka tendencën të hiperbolizojë rëndësinë e tij. Gjithashtu, ka një nevojë të vazhdueshme për vëmendje dhe admirim. Kjo sjell problematika në marrëdhënien me të tjerët, si dhe mungesë empatie.

Antisocial Personality Disorder (APD) – Karakterizohet nga një sjellje e vazhdueshme antisociale, e papërgjegjshme, madje edhe kriminale. Personi që vuan nga APD mund të shfaqë agresivitet, apo shpërfillje ndaj dëmeve dhe shqetësimeve që u shkakton të tjerëve. Gjithashtu, ai e ka shumë të vështirë të mbajë marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjata shoqërore dhe sentimentale.

Studiuesit hulumtojnë se teorikisht, gënjeshtra patologjike mund të jetë më prezente te personat që vuajnë nga APD, pasi personi mund të gënjejë për përfitime personale apo ndien kënaqësi dhe ekzaltim. Ndërsa një person që vuan nga BPD apo NDP mund të gënjejë për të shtrembëruar realitetin, në favor të tij, për t’iu përshtatur emocioneve që ndien në atë moment.

Demenca fronto-temporale

Një studim tregoi ngjashmëri mes demencës fronto-temporale dhe gënjeshtrës patologjike.

Ngjashmëritë janë:

Sjellje e papërshtatshme në shoqëri

Mungesa e empatisë

Humbja e njohurive referuar sjelljeve vetjake dhe të të tjerëve

Ndryshime në preferencat ushqimore

Mërzi

Axhitim

Simptomat:

Gënjeshtrat patologjike janë kompulsive dhe nisin si gënjeshtra të vogla. Gradualisht, ato bëhen më të detajuara dhe marrin nuanca dramatike, sidomos kur përdoren për të mbuluar një tjetër gënjeshtër.

Njerëzit që gënjejnë shpesh nuk janë domosdoshmërisht gënjeshtarë patologjikë. Tipari më dallues i një gënjeshtre patologjike është se ajo nuk ka një motiv.

Si ta identifikosh një gënjeshtar patologjik?

Flet në terma të përgjithshëm – Kështu, shmang rikujtimin e gënjeshtrave në një situatë ku i duhet të përsërisë veten. Qëllimi i kësaj sjelljeje është që të mos bjerë në kundërshtim me atë që ka thënë në të kaluarën.

Tregohet tej mase specifik me detajet – Një gënjeshtar patologjik përpiqet të të bindë dhe përmes detajeve të shumta, mendon se e bën më të besueshme historinë.

Historitë nuk përkojnë – Një gënjeshtar patologjik nuk ka një memorie perfekte. Është thjesht çështje kohe kur të thotë një tjetër variant.

Anulimi i vazhdueshëm i planeve – Gënjeshtarët patologjikë anulojnë planet sepse duan të kenë më shumë opsione.

Nxehet dhe mbron veten kur i bën një pyejte – Kur përballet me pyetje, gënjeshtari patologjik humb kontrollin dhe e mbron veten me më shumë gënjeshtra.

Ç’të bësh kur hasesh me një gënjeshtar patologjik?

Shmange nëse është e mundur

Gënjeshtari patologjik të lodh, të merr energjinë dhe të rrit nivelin e stresit. Shmange sa më shumë të jetë e mundur.

Ji vigjilent

Mbaj shënim gënjeshtrat e tij/saj dhe reagimet që ka ndaj këtyre gënjeshtrave. Me fakte dhe informacion konkret, ndoshta do ta pranojë problemin.

Konsidero shkakun

Gënjeshtrat patologjike lidhen me shumë sëmundje mendore, ndaj konsidero gjenezën e gënjeshtrave.

Përgatitu

Nuk do të jenë aspak të rralla rastet kur do të përballesh me mohim, nerva, konfuzion, apo edhe shok emocional. Përgatite veten!

Vendos synime reale

Sigurisht, askush nuk do që një person i afërt të vuajë nga gënjeshtrat patologjike. Vendos qëllime sa më realiste, që të mos zhgënjesh veten dhe personin tjetër.

Konsultohu me profesionistë

Mos e neglizho kurrë fuqinë e një psikologu apo psikiatri! Mund ta ndihmojë më shumë se ti!

Duhet ta dish kur ta largosh nga jeta

Nëse gjithçka po bëhet shumë e vrullshme dhe e pamenaxhueshme, duhet që të mendosh për veten dhe të ndërpresësh lidhjet me gënjeshtarin patologjik.