Gjashtë gabimet në mëngjes që pengojnë rënien në peshë

262
Sigal

‘Fillimi i mbarë, gjysma e punës,’ thotë një shprehje mjaft popullore shqiptare.

Kjo shprehje vlen shumë edhe për mëngjesin, një vakt që përcakton të gjithë mbarëvajtjen e ditës.

Çdo ritual që njeriu ndjek me përpikmëri në mëngjes do të përcaktojë vaktin e drekës, djegien e kalorive apo akumulimin e tyre.

Studimet,  kanë zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë mes veprimeve që ne bëjmë çdo ditë dhe rrezikut të prishes së ekuilibrave që shkaktojnë rënie në peshë.

Gabimi Nr 1- Mos Ngrënia e Një Mëngjesi Të Bollshëm

Kur vjen puna tek mëngjesi, ajo që ka rëndësi është jo vetëm koha por edhe sasia.

një mëngjes i bollshëm dhe një darkë e lehtë është metoda më ideale për të pasur një peshë të mirë.

Shpejtësia e metabolizmit ndryshon nga ora në orë ndaj nuk duhet të kundërshtoni një ushqim të pasur me kalori.

Dreka duhet të jetë mesatare ndërsa darka e lehtë.

Gabimi Nr.2- Ekspozimi I Pakët Në Diell

Drita e diellit ndihmon në djegien e kalorive, thonë shkencëtarët kanadezë.

Kjo është arsyeja përse njerëzit shtojnë më shumë në peshë në dimër sesa në verë.

Kjo nuk do të thotë që të kaloni gjithë ditën në diell me shpresën se do të dobësoheni menjëherë.

Gabimi Nr. 3 – Nuk Pini Një Gotë Me Ujë Sapo Të Zgjoheni

Përmbajtja e trupit të një të rrituri është 55 deri në 60 përqind ujë.

Shkencëtarët thonë se pirja e një gote me ujë sapo të zgjoheni është një ide shumë e mirë.

Për më tepër, uji pastron trupin nga toksinat.

Gabimi Nr. 4 Nuk Kryeni  Aktivitet Fizik

Aktiviteti fizik në mëngjes përshpejton metabolizmin, djeg kaloritë dhe ul oreksin.

Për më tepër, aktiviteti fizik ndërkohë që jeni të uritur është më efikas në aspektin e rënies së peshë.

Gabimi Nr. 5 – Ngrënia E Ëmbëlsirave Në Drekë Ose Në Darkë

Nëse jeni të apasionuar pas ëmbëlsirave, hajini ato në mëngjes.

Ndikimi i ëmbëlsirave që hahen në mëngjes është më i vogël se i atyre që konsumohen më vonë gjatë ditës.

Gabimi Nr. 6 – Leximi I Lajmeve Në Mëngjes

Lundrimi në internet në leximin e lajmeve të ditës ka ndikim negativ në shëndet.

Lajmet shkaktojnë irritim, acarim madje edhe mungesë kronike të gjumit.

Stresi afatgjatë i transformon qelizat staminale në qeliza yndyrore.

Edhe nëse njeriu ha më pak ushqim, do ta ketë të pamundur të humbasë në peshë deri sa situata stresuese të përfundojë.