Fajin pse s’po bini nga pesha, mund ta ketë shoku/shoqja juaj e ngushtë

187
Sigal

Ju s’e prisnit këtë, por ja që mund të jetë e vërteta e hidhur. E keni parasysh, kur sapo keni humbur disa kilogramë, ndjeni që jeni në rrugën që donit dhe aty ju vjen një propozim. Shokët tuaj më të mirë, kanë gati planin e radhës. Duan të provojnë një restorant të ri, ose ose, të shkojnë diku jashtë qytetit në fundjavë. Ideja është që jo gjithmonë jemi të aftë të përballojmë tundimin dhe përfundojmë duke shoqëruar shokun/shoqen që ka metabolizëm fantastik dhe mund të hajë çfarë të dojë, sa të dojë dhe kur të dojë!

Rezultati? I more kilet sa hap e mbyll sytë dhe dieta duhet të nisë nga e para. Ky s’është vetëm përfundim i nxjerrë nga një apo dy eksperienca unike. Studimet thonë pak a shumë të njëjtën gjë.

Ekspertët thonë se njerëzit mund të varen nga sinjalet që japin të tjerët për të vazhduar apo ndërprerë konsumimin e ushqimit. Të porosisësh, të ndash ose të mos e hash ëmbëlsirën është një shembull familjar që tregon sesi sjellja në të ngrënë e të tjerëve mund të ndikojë në atë që hamë. Përshembull, kur dilni me një çift që njihen si fansa të çokollatës ti pak a shumë e di që në fund të darkës të pret një ëmbëlsirë me çokollatë që do të ndahet në tavolinë.

Ndoshta, miqtë e tu të tjerë apo pjesëtarët e familjes nuk do ta konsideronin fare opsionin e kësaj porosie pas vaktit kryesor.

Megjithatë, efekti i ngrënies me të tjerët në zgjedhjet tona ushqimore është më i ndërlikuar sesa nëse hamë apo jo ëmbëlsirë. Shpesh kjo varet nga marrëdhënia dhe afrimiteti që kemi me shokun/shoqen në fjalë.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, niveli i energjisë dhe dëshirës për të ngrënë rritej me 18% kur individët hanin me miqtë, por nuk ndryshonte fare kur hanin me të panjohur. Marketingu i ushqimeve të shpejta është prova më e mirë që e konfirmon këtë. E keni vënë re sesi reklamat e ushqimeve të shpejta, të skuqura dhe të pashëndetshme vjen gjithmonë në tryeza të mëdha miqsh familjarë me njëri-tjetrin që “bëjnë qejf”?

Sidoqoftë, fakti që ngrënia me të tjerët ndikon tek mënyra sesi hamë ne, nuk do të thotë se është e pashmangshme. Secili e ka në fuqinë të mos lejojë zgjedhjet e shokut/shoqes të ndikojë tek zgjedhjet e tyre në periudhat e dietës.

Ose, një tjetër zgjidhje alternative mund të jetë shoqëria me shokët që hanë sallatra, fruta dhe ushqime pa shumë kalori. Të tjerëve shmangiuni derisa të arrini aty ku doni!