Kura të thjeshta natyrale kundër dhimbjes së duarve

109
Sigal

Dhimbja e duarve del në pah gjithmonë kur njeriu ka probleme muskulare.

Duart janë ndër pjesët e trupit që vihen në punë më shumë.

Kjo i bën ato një shënjestër të lehtë të dhimbjes.

Kurat Natyrale Kundër Dhimbjes Së Duarve

Uji i Ngrohtë

Mbajini duart në ujë të ngrohtë për 15 deri në 20 minuta disa herë në ditë.

Uji i ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qetëson muskujt nga ku buron dhimbja.

Menjëherë pas nxjerrjes nga uji, thajini duart dhe lyejini me krem që t’i zbusni ato.

Pirja e Ujit

Uji është një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe heqjen e toksinave të akumuluara në muskuj.

Sipas të dhënave uji hidraton ligamentet dhe lehtëson lëvizshmërinë e duarve.

Në këto raste, rekomandohet të pini 10-12 gota me ujë në ditë që të hidratoheni siç duhet.

Duart Kanë Nevojë Për Pushim

Pushimi është një nga mënyrat më të mira për të lehtësuar dhimbjet e duarve.

Mos ushtroni presion ndaj tyre dhe mos bëni asgjë që të shtojë dhimbjet.

Kompresat e Ftohta

Sipas të dhënave kompresat e ftohta janë efikase kundër të gjitha dhimbjeve, përfshirë ato të duarve.

Vendosni kompresa në duar dhe mbajini për 10-15 minuta disa herë në ditë.

Kompresa mund të përgatitet duke vendosur kuba akulli në një qese plastike të cilën mund ta mbështillni me peshqir përpara se ta vendosni mbi zonën e prekur nga dhimbja.

Masazhi i Duarve

Për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, bëni masazh special për duart.

Një masazh i tillë mund të jepet vetëm nga një profesionist, i cili identifikon lehtë burimin e dhimbjes.

Një masazh i tillë duhet bërë një herë në ditë deri sa dhimbja të shuhet.

Nëse dhimbja zgjat shumë ditë, konsultohuni me një mjek profesionist.