Ronaldo blen një pallat prej 20-katësh me vlerë 7.3 mln euro

249
Sigal

Lajme të reja nga Lisbona për  Cristiano Ronaldon. Portugezi është kapur duke dalë nga një ndërtesë shumë e bukur 20-katëshe. Sipas asaj që raportohet nga “Correio de Manha”, sulmuesi i Juventusit e ka blerë ndërtesën për 7.3 milionë euro.

Në të ndodhen 14 apartamente luksoze të vendosura në zonën e Rua Castilho, përballë Parkut Eduardo VII. Gjithashtu sipas të përditshmes luzitane, CR7 dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, do të vendosin në të gjitha detajet për përfundimin e apartamenteve, të ndihmuar edhe nga 5 dekorues.