Emiratet e Bashkuara Arabe prezantojnë misionin drejt Marsit

191
Sigal

Emiratet e Bashkuara Arabe do të lançojnë misionin e tyre të parë për në Mars muajin që vjen.

I quajtur ‘Amal’, që do të thotë shpresë, misioni do të niset nga ishulli japonez Tanegashima në 15 korrik.

Do të duhen 7 muaj derisa raketa të mbërrijë në Mars dhe të fillojë orbitën rreth planetit.

Anija kozmike 1350 kg do të plotësojë një orbitë çdo 55 orë për një total prej një viti marsian. Kjo kohë është ekuivalenti i 687 ditëve tokësore.

Amal do të fokusohet në marrjen e të dhënave rreth klimës së Marsit dhe për këtë do të ketë disa sensorë që i janë dedikuar tipareve të motit të planetit.