Facebook me risi të reja, planifikon të shkrijë WhatsApp, Instagram dhe Messenger

554
Sigal

Facebook planifikon të shkrijë WhatsApp, Instagram dhe Messenger, ka njoftuar gjigandi i teknologjisë. Lëvizja pretenton të krijojë “ eksperiencën më të mirë të mesazheve”, për miliona përdorues përgjatë botës që përdorin aplikacionin e Facebook. Çdo aplikacion do të qëndrojë i ndarë nga njëri-tjetri, megjithatë infrastruktura lidhëse e mesazheve do të jetë e bashkuar.

Një folës nga Facebook u shpreh se bashkimi do të mundësojë një platformë mesazhesh që  është “e shpejtë, e thjeshtë, besueshme dhe private”.

Ende nuk ka detaje por bashkimi pritet të bëhet vitin tjetër, raportoi New York Times.