Këmbimi valutor/ Valutat e huaja forcojnë pozitat për të dytën ditë radhazi

553
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën, monedhat e huaja forcuan pozitat për të dytën ditë radhazi ndaj lekut.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 124.16 lekë ose 0.01 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan u ngjit me 0.31 lekë dhe këmbehet në kuotën e 110.28 lekëve.
Gjithashtu sot në raport me lekun, pozitat i kanë forcuar edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Paundi britanik këmbehet me 139.43 lekë ose 0.04 lekë më shumë se një ditë më parë dhe franga zvicerane ka fituar sot 1.33 lekë më shumë dhe këmbehet me 115.60 lekë.
Gjithësesi Banka e Shqipërisë vëren se, këmbimi valutor luhatet në tregues të pritshëm brenda parashikimeve.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 110.28 +0.31
Euro EUR 124.16 +0.01
Poundi Britanik GBP 139.43 +0.04
Franga Zvicerane CHF 115.60 +1.33
Jeni Japonez (100) JPY 102.25 +1.76
Dollari Australian AUD 76.24 -0.57
Dollari Kanadez CAD 81.85 -0.21
Korona Suedeze SEK 11.90 -0.05
Korona Norvegjeze NOK 11.79 -0.07
Korona Daneze DKK 16.67 +0.01
SDR SDR 152.15 +0.21
Ari(OZ 1) XAU 188451.98 +2,260.67
Argjend(OZ 1) XAG 1941.05 -4.09
Juani Kinez (onshore) CNY 15.56 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 15.56 0.00
Lira Turke TRY 16.23 +0.02
Sigal