Do fiksoheni keq me thonjtë stiletto-french të Kim Kardashian!

117
Sigal

Kur bëhet fjalë për thonjtë, zakonisht Kim është vajza e thonjve të shkurtër dhe neutralë, ndërsa Khloe është krejtësisht e kundërta, duke preferuar më shumë thonjtë e gjatë, të mprehtë, në çfarëdolloj ngjyre.

Mesa duket, në eventin Gala të “Baby2Baby 2022”, Kim zgjodhi diçka mes preferencave të saj dhe atyre të Khloe për thonjtë.

Rezultati është kaq i bukur!

Thonjtë stiletto të dizenjuara si french, të gjatë dhe me pak shkëlqim duken sa klasikë, aq edhe ekstravagantë. Në një model pak më të përshtatshëm për përditshmëri, ju mund të kërkoni një gjatësi më të shkurtër.