Cilat janë tri fazat kryesore të marrëdhënieve romantike

166
Sigal

Marrëdhëniet janë të ndryshme, përfshirë këtu edhe ato romantike. Megjithatë studiuesit kanë identifikuar tre faza kryesore të dashurisë romantike.

Epshi

Kjo fazë ka të bëjë shumë me dëshirën seksuale. Në një nivel më kimik, hormonet estrogjen dhe testosteron (të pranishme në nivele të ndryshme tek njerëzit e çdo gjinie) ndihmojnë në rritjen e dëshirës seksuale dhe nxisin dëshirën për t’u bërë të afërt fizikisht. Ky është një shpjegim i mirë pse javët e para të një marrëdhënieje shpesh përfshijnë shumë intimitet fizik.

Tërheqja

Kjo fazë gjithashtu mund të përfshijë ndjenja të epshit dhe dëshirës, por shkon pak më thellë. Truri prodhon nivele më të larta të hormoneve të ndryshme, përkatësisht dopaminës dhe norepinefrinës. Këto kimikate mund të rrisin nivelet e energjisë dhe t’ju lënë me një ndjenjë lumturie të çuditshme – dhe ndonjëherë, ndjenja xhelozie dhe një nevojë për të mbrojtur ashpër një partner dhe marrëdhënien tuaj.

Kjo gjendje euforike madje mund të fillojë të ndikojë te proceset e tjera të trupit, si gjumi dhe oreksi.

Lidhja

Pasi tërheqja stabilizohet, mund të shndërrohet në një lidhje afatgjatë. Hormonet oksitocina (aka “hormoni i dashurisë”) dhe vazopresina luajnë rol kryesor këtu.

Kjo fazë tenton të nxisë dëshirën për të krijuar lidhje të qëndrueshme dhe për të ushqyer tërheqjen që keni ndaj njëri-tjetrit.